Farë e sigurte për mbjellje të patates nga arat tona
Për certifikimin e zhardhokëve të patates qe përdoren për shumim u inspektuan parcelat e mbjellura me patate, për te pare shfaqjen eventuale të ndonjë infeksioni apo dëmtimi eventual nga ADB. Në fushat e mbjella ne Komunat e Vushtrrisë dhe Obiliqit. Këto parcela janë të regjistruara si të mbjella për fare të patates.
Një nga parakushtet për të pasur prodhimtari te suksesshme është përdorimi i farës se patates se shendosh nga sëmundjet. Ky kontroll i trupave inspektuese shtetërore do të garantojë farë të sigurte për mbjellje ne vitin në vijime.
Inspektimet realizohen për vlerësim të gjendjes ne dy drejtime : vlerësimin e pastërtisë gjenetike variatetore, dhe vlerësimin e gjendjes shëndetësore te bimëve.
Për të vlerësuar parametrat se patatja e kultivuar për fare ne këto parcela është e shendosh u realizua inspektimi i pare fushor, kryesisht i orientuar ne vlerësimin e efektit ambiental ne cilësinë e zhardhokëve për fare. Tipi i tokës , dimensionet dhe forma e parcelës , izolimi hapësinor, qarkullimi bimor , dendësia e mbjelljes ,plehërimi ,dhe monitorimi i afideve.
Pastërtia varietore-karakteristikat qe merren parasysh gjate inspektimit fushor janë : lartësia e bimës, pushëzimi, madhësia e gjetheve dhe luleve , ngjyra e luleve , numri forma dhe madhësia e zhardhokëve, ngjyra , prekja nga sëmundjet dhe dëmtuesit.
Teknika e diagnostifikimit dhe vlerësimit te nivelit shëndetësor të farës behet me metoda qe bazohen mbi aktivitetin virusal , dhe metoda qe mbështeten ne vetit antigjenike ( testi sierologjik ).
Vlerësimet e inspektorëve , pas kontrollit të pare ishin se, parcelat me kulturën e patates i plotësojnë parakushtet për prodhimtari të suksesshme të patates për fare.
Izolimi hapësinore është respektuar, pastërtia variatetore ekziston. Prezencë te sëmundjeve dhe bartësve të viruseve afideve nuk ka. Po ashtu nuk është vrenjtur ndonjë simptomë patogjen.
Përveç inspektimit të parë bazik fushor. Sipërfaqet e mbjellura për fare patate do të mbahen nen vëzhgim për të vërejtur shfaqjen eventuale te ndonjë dëmtuesi apo simptome te sëmundjes ne fazat e me vonshme. Gjithashtu do merren mostra për teste laboratorike për gjendjen phitopatologjike të bimëve.
Pas ciklit të plotë kontrollues do jepet vlerësimi nga inspektoret për plotësim kushteve ligjore qe te certifikohen si fare për shumim ne vitin e ardhshëm.
Patatja është bime me përhapje mjaft të gjere me aftësi të lartë prodhuese dhe përdorim të shumëllojshëm, është një bimë me leverdi të madhe ekonomike për tu kultivuar kudo ne Kosovë.
Kjo kulture strategjike kultivohet ne sipërfaqe te mëdha, falë përshtatshmërisë se kushteve agroekologjike.
Për te pasur një kultivim te suksesshëm dhe profitabilë duhet të përdorim farë të shendosh nga aspekti shëndetësor fare te certifikuar dhe te pastër gjenetikisht.
AUV përmes kontrollit fitosanitar sipas mandatit qe ka është duke garantuar farë të sigurte dhe cilësore për të gjithë fermerët e vendit, si kusht bazë për rendimente të larta ne bujqësi.