FAO: Ulen çmimet globale të ushqimeve për 7 për qind
Romë, 10 janar - Çmimet globale të ushqimeve janë ulur me shtatë për qind në vitin 2012 në raport me një vit më parë, sipas treguesit të FAO-s publikuar sot.
''Rëniet e çmimeve në dhjetor vazhduan për të tretin muaj radhazi'', shtoi FAO.
''Për vitin 2012, treguesi u vendos me 212 pikë, rreth shtatë për qind më pak se në vitin 2011'', theksoi ajo.
Sipas organizatës së OKB-së për bujqësinë dhe ushqimin, kjo ulje ka ardhur kryesisht nga ulja e e çmimeve të sheqerit, prodhimeve të qumështit dhe vajit.