22 Dhjetor 2024

FAO: Rezervat lehtësojnë krizën e drithit

Romë, 13 gusht - Vende të ndryshme të botës janë përfshirë nga moti ekstrem. Pakistani, Kina, por edhe Afrika Perëndimore, janë prekur nga rreshje shiu që kanë shkatuar përmbytje dhe dëme të mëdha.

Ndërkohë që Rusia është prekur nga temperatura të larta. E gjithë kjo situatë duket se po krijon një krizë globale për prodhimin e drithit.

Gjendja në disa rajone të botës është emergjente dhe në disa tregje çmimi i drithrave është rritur, çka ka sjellë edhe shtrenjtimin e çmimit të bukës, por, megjithë gjendjen e vështrirë, nga zyrtarë të OKB-së vijnë sinjale optimiste për të ardhmen.

Eksperti i ekonomisë në Agjencinë e OKB-së për ushqimin (FAO) në Romë, Abdol Reza Abassian, ka deklaruar se gjendja e krijuar e krijuar mund të sjellë vështirësi serioze.

"Kur flitet për rezerva ushqimi, rezervat e grurit që është ushqim i rëndësishëm, gjendja është emergjente në një vend të rëndësishëm ku prodhohen drithra, Rusi, që do të thotë se shumë rezerva që u krijuan gjatë viteve, tani pritet që të konsumohen," theksoi Abbassian duke shtuar se

do të ketë rënie të rezervave deri në fund të sezonit, deri në fund të vitit 2011.

Ndërkohë që kjo gjendje ka sjellë edhe reflektim në treg dhe rënia e prodhimit të drithrave po bën që çmimet të rriten.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)