23 Dhjetor 2024

FAO, OBSH dhe OBT paralajmëruan rrezikun e “mungesës së ushqimit”

Romë, 1 prill - Krerët e tri agjencive globale paralajmëruan të mërkurën për rrezikun e “mungesës së ushqimit” në të gjithë botën, nëse autoritetet nuk arrijnë ta menaxhojnë si duhet krizën e koronavirusit.

Shumë qeveri i kanë izoluar popullatat e tyre, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, por në këtë mënyrë është ngadalësuar edhe tregtia ndërkombëtare dhe furnizimi me ushqime.

“Pasiguria në lidhje me disponueshmërinë e ushqimeve mund të shkaktojë kufizime në eksport, duke krijuar mungesa në tregun global”, thanë përmes një deklarate të përbashkët Qu Dongyu, kreu i Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi pranë Kombeve të Bashkuara (FAO), Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), dhe Roberto Azevedo, drejtor i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

“Kur bëjnë veprime në mbrojtje të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve, vendet duhet të sigurojnë se masat që lidhen me tregtinë, nuk e prishin zinxhirin e furnizimeve me ushqim”, thanë ata.

“Në kohët si këto, bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor”, thanë krerët e tri organizatave globale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)