FAO: 38 vende kanë plotësuar standardet për të zhdukur urinë
Romë, 14 qershor - Agjencia e OKB-së për Ushqimin, FAO tha se 38 vende kanë plotësuar standardet e përcaktuara ndërkombëtarisht për të zhdukur urinë.
Drejtori i agjencisë, Jose Graziano da Silva deklaroi se këto vende treguan se me vullnet të fortë politik dhe bashkëpunim, është e mundur që të eleminohet shpejt situata e mungesës së ushqimeve.
Mes vendeve që kanë arritur standardet janë Algjeria, Bangladeshi, Kameruni, Indonezia, Jordania, Nigeria, Togo e Uruguai.
Kreu i FAO-s gjithashtu i bëri thirrje të gjitha shteteve që të vijojnë luftën për zhdukjen e urisë, në përputhje me një nismë të posaçme të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.