22 Dhjetor 2024

Emigrantët e kthyer në Shqipëri investojnë në bujqësi

Tiranë, 1 shtator - Emigrantët e kthyer nga vendet e huaja po investojnë në projektet bujqësore. Një fakt i tillë konstatohet nga Banka e Shqipërisë, e cila thekson rëndësinë e që po merr ky sektor, veçanërisht këtë vit, raporton \"abcnews\".

Unioni i Kursim Kreditit, është institucion jo bankar, i cili jep mikrokredi dhe mbështet vetëm zonat rurale.

 Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2012, llogariten rreth 3434 kredi të reja dhënë për biznese në këtë zona, ku një pjesë të rëndësishme e zënë kreditë e dhëna për persona apo familjarë të kthyer nga emigrimi.

Sipas, Behar Gjonit, drejtor i departamentit të kredisë, këtë vit ka pasur një rritje të klientëve që kërkojnë mbështetje me kredi për projektet e tyre bujqësore e blegtorale.

Sipas zotit, Gjoni këtë vit janë shtuar edhe depozitat e klientëve të këtij institucioni, duke treguar për rritje të të ardhurave të fermerëve.

Një nga veçoritë e këtij institucioni është se degët e tij janë të shpërndara kudo në territorin e Shqipërisë, në afërsi të zonave rurale, me qëllim që te ketë kontakte direkte me personat e interesuar, për të marrë apo rimarrë kredi. Interesat e këtyre kredive janë të ulta dhe arrijnë deri në 1.5 për qind për çdo muaj.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)