22 Dhjetor 2024

Elezi: Nuk kam konstatuar se ka kontaminim

Prishtinë, 8 shkurt - Xhevdet Elezi, pronar i laboratorit “Agrovet”, i cili ka qenë i kontraktuar nga kompania “GFA Consulting Group Gmbh” për t’i bërë biotestet e mostrave të hulumtuara rreth ndotjes së tokës bujqësore në Kosovë, ka reaguar ndaj gazetës “Express”.

“Jam shumë i zhgënjyer nga mënyra se si i ka pasqyruar gazeta “Express” fjalët e mia dhe distancohem prej konstatimeve të nxjerra nga konteksti i bashkëbisedës që kam zhvilluar me gazetarin, duke i përgënjeshtruar ato që janë botuar sot në shkrimin “Ka kontaminim”, sepse nuk janë të plota, janë manipuluar dhe janë keqpërdorur për qëllime dhe interesa gazetareske”, thuhet në reagimin e tij dërguar medieve.

“Si ekspert i kësaj fushe, me përgjegjësinë më të madhe profesionale dhe morale, ashtu siç kam deklaruar edhe në mjete të tjera të informimit, deklaroj se numri i mostrave të testuara nuk është i mjaftueshëm për të konkluduar nëse ka kontaminim të tokës, e aq më pak të mund të spjegohen mundësitë, niveli dhe rruga e qarkullimit të tyre në zinxhirin ushqimor tek njerëzit”, ka theksua Elezi.

Gjithashtu, ai ka thene se nuk ka dhënë asnjë konstatim lidhur me raportin e profesorit Wolfgang Spyra, sepse këtë ende nuk e ka lexuar dhe nuk ka qenë i thirrur ta vlerësoj. 

“Jam tejet i indinjuar që jam vënë në lajthitje nga kjo gazetë, e cila ka qasje joprofesionale ndaj problemit dhe këtë e shpreh në mënyrë publike nëpërmes këtij reagimi.”

Në bashkëbisedim me gazetarin, ai thot se ka trajtuar vetëm në aspektin profesional këtë çështje dhe asesi nuk eshte marrur me reagimet dhe deklaratat e palëve të përfshira rreth vlerësimit të këtij raporti, sepse rezultatet e mostrave të hulumtuara me bioteste në laboratorin “Agrovet” askush nuk i ka kontestuar.

“Me përgjegjësinë më të madhe profesionale, deklaroj se me këtë nivel të hulumtimit nuk mund të konstatohet kontaminimi dhe nuk ka aspak vend për shqetësim tek popullata në përgjithësi dhe tek prodhuesit dhe konsumatorët në veçanti”, thot ne fund Elezi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)