Ekzekutohet pjesa e dytë e pagesave për vreshtarët
Prishtinë, 26 prill - Marrëveshja e arritur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shoqatës së Vreshtarëve Vreshtari është implementuar në tërësi nga Ministria e Bujqësisë.
Javën e kaluar është ekzekutuar edhe pjesa e dytë e pagesave për vreshtarët dhe vlera e përgjithshme e pagesave direkte është gjithsej 1.401,767.
Kjo marrëveshje është dashur të realizohet gjatë tremujorit të parë të 2011-ës, mirëpo arsyeja për vonesën e deritanishme është mosmiratimi i buxhetit deri në fund të muajit mars.
Në kuadër të masave mbështetëse, MBPZHR-ja do të vazhdojë të mbështesë sektorin e vreshtarisë edhe gjatë këtij viti.