Ekzekutohen pagesat direkte për mbjelljet vjeshtore të grurit
Prishtinë, 23 qershor - Ekzekutohen pagesa direkte në vlerë prej 3,154.125 euro për mbjelljet vjeshtore të grurit.
Nga 10953 fermerë, sa kanë aplikuar për këtë mbështetje në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, vetëm 8224 fermerë i kanë plotësuar kriteret dhe kanë arritur të përfitojnë nga 100 euro për hektarët e mbjellë me grurë.
Shprehur në sipërfaqe është aplikuar për gjithsej 46.165 hektarë të mbjellë me grurë, mirëpo fermerët kanë përfituar vetëm për 31541 hektarë, ngase pas kontrollit administrativ dhe kontrollit në shkallën 100 % në terren, kjo sipërfaqe është zvogëluar për rreth 32%.
Për deklarim të të dhënave në mënyrë të rrejshme janë përdorë sanksione për gjithsej 1982 hektarë, ndërsa në procesin e shqyrtimit janë edhe rreth 200 ankesa të fermerëve.
Për dallim nga viti i kaluar, numri i aplikacioneve nga 5467 fermerë dhe mbështetja financiare nga 2.1 milionë është rritur në mbi 50% dhe kjo mbështetje do të vazhdojë të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme.