Ekspozita Botërore e Kopshtarisë 2019 do të zhvillohet në Pekin
Antalya, 31 tetor - Ekspozita Botërore e Kopshtarisë 2016, që zgjat për gjysmë vit, përfundoi dje në Antalya të Turqisë, ndërkohë edicioni i vitit 2019 do të zhvillohet në Pekin.
Në ceremoninë e mbylljes, ministri i Bujqësisë i Turqisë Faruk Celik tha se motoja e këtij edicioni në Antalya për jetën dhe zhvillimin e gjelbër do të transmetohet dhe përhapet më tej nëpërmjet 4.5 milionë turistëve e mediave.
Cheng Hong, nënkryetarja e Bashkisë së qytetit të Pekinit tha se Ekspozita Botërore e Kopshtarisë në Antalya u ka lënë përshtypje të thella me peizazhet e bukur dhe shërbimet e mira.
\"Është një nder i madh për Pekinin që të zhvillojë edicionin e vitit 2019 të kësaj ekspozite. Ne do të përpiqemi ta organizojmë ata në mënyrë të mrekullueshme. Mirë se të vini në Pekin!\" u shpreh Cheng.