Eksportet bujqësore nga Shqipëria shënuan rritje
Tiranë, 23 mars - Gjatë vitit 2014 prodhimet bujqësore shqiptare shënuan rritjen më të madhe krahasuar me një vit më parë, duke dyfishuar kontributin e këtij sektori në ekonominë shqiptare, raportoi të dielën ATSH.
Sipas burimeve zyrtare gjatë vitit 2014 eksportet bujqësore nga Shqipëria arritën në 4.1 miliard lekë (31.3 milion dollarë amerikanë) nga 2.7 milion që ishin në vitin 2013.
Prodhimet bujqësore shqiptare janë eksportuar më së shumti në Kosovë dhe rajone të tjera ballkanike si në Serbi, Bullgari dhe Mal të Zi.