Ekspertët bujqësor certifikohen nga garancia e preferuar bujqësore
Prishtinë, 20 tetor - Drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik pranë USAID-it Scott Cameron, i shoqëruar nga Ministrja e Trgtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, do të bëj dorëzimin e çertifikatave për ekspertët bujqësor të cilët përfunduan trajnimin Garancia e Preferuar Bujqësore.
Trajnimi Garancia e Preferuar Bujqësore, i cili është i rëndësishëm për mbështetjen e prodhuesve vendor në zbatimin e standardeve ndërkombëtare të sigurisë së ushqimit në prodhimin e tyre, është organizuar përmes një partneriteti në mes të programit të USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO) dhe Recura, një partner implementues vendor.
Ky trajnim është i pari i llojit të vet i organizuar në Kosovë për prodhuesit dhe ekspertët bujqësor vendor.
Programi Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale është një program pesëvjeçar i financuar nga USAID-i me qëllim të zhvillimit të një sektori më konkurrent të bujqësisë në Kosovë përmes ndihmës teknike dhe granteve për fermerët, ndërmarrjet, dhe organizatat tjera brenda zingjirëve të shënjestruar të vlerës.