Ekonomitë bujqësore në Kosovë shfrytëzojnë 512 000 hektarë tokë
Regjistrimi i Bujqësisë është kryer në 34 komuna të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, në katër komuna në veri të Republikës së Kosovës (Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore) regjistrimi nuk ka mundur të kryhet, për shkak se këto komuna refuzuan të marrin pjesë. ASK kishte bërë përgatitjet që regjistrimi të mbahet në gjithë territorin e Republikës.
Christofer Shtock, Udhëheqës për Bashkpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, theksoi se të dhënat e regjistrimit e krijojnë bazën, për krahasim me shtet tjera dhe bashkësinë ndërkombëtare.
ASK i ka ndjekur të gjitha rregullat dhe standaretet ndërkombëtare dhe ka raportuar për cilësinë e të dhënave në mënyrë tërsisht transparente, tha Shtock.
Shtock theksoi se të pasurit e të dhënave të sakta, është shumëmë rëndësi për çdo lloj politikberje, pasi ato ofrojnë një kornizë për një qeverisje të mirë, dhe duke u mundësuar qeverive që ti planifikojnë politikat në bazë të informacioneve të marrura, në mënyrën më transparente, dhe llogoridhënëse.
Duke e ditur orientimin veripian të Qeverisë së Kosovës, ne jemi të sigurt se ajo do ti shfrtyëzojë të dhënat e Regjistrimit të Bujqësisë, për të planifikuar politika më të mira dhe për të ofruar shërbime më të mira, për qytetarët e Kosovës, në harmoni me agjendën për Satbilizim dhe Asociim, tha Shtock.
Kyreshefi Ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi theksoi se Regjistrimi i Bujqësisë është realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Komisionet Komunale të Regjistrimit (KKR), është mbikëqyrur nga Komisioni i Regjistrimit (KR), ndërsa është financuar nga Fondi i Mirëbesimit dhe menaxhimi i Fondit të Mirëbesimit i ishte besuar UNOPS-it.
Krasniqi njoftoi se të dhënat janë mbledhur duke përdorur pyetësorë në letër për grumbullimin e të dhënave, përmes intervistës ballë për ballë.
Në zonat rurale, të dhënat janë mbledhur duke përdorur metodën derë-më-derë, ndërsa në zonat urbane bazë për mbledhjen e të dhënave ishte Lista e Ekonomive Bujqësore nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2011."
"Po ashtu, janë intervistuar të gjitha subjektet juridike me aktivitet bujqësor. Të dhënat janë mbledhur nga regjistruesit në gjuhën shqipe, serbe ose turke, sipas përkatësisë etnike dhe gjuhës amtare të anëtarëve të Ekonomisë Familjare Bujqësore (EFB), theksoi kreyshefi Krasniqi.
Krasniqi theksoi se, Regjistrimi i Bujqësisë është e vetmja masë statistikore, që ofron të dhëna që ndihmojnë në krijimin e një kornize mostër për anketat e tjera bujqësore, ndihmon në krijimin e Regjistrit Statistikor të Fermave, mbledh informata për variablat e frekuencave të ulëta, duke siguruar kështu të dhëna deri në nivelin komunal. Të dhënat e Regjistrimit të Bujqësisë janë të nevojshme për ti ilustruar ndryshimet që bujqësia ka pësuar, theksoi Krasniqi.
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zvillimit Rural, Vezir Jonuzi theksoi se ky është padyshim një nga momentet më të rëndësishme për bujqësinë dhe që hap një etapë të re të orientimeve tona strategjike drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të këtij sektori, i cili padyshim është një nga ata motorët e zhvillimit ekonomik dhe punësimit.
Përfundimi i këtij procesi, që ndodhi për herë të parë, pas mbi 50 vjetësh, që natyrisht në tërësi nuk ka qenë i lehtë, është një lajm shumë i mirë dhe unë dëshiroj tju falënderoj secilin prej jush, që keni punuar në të, dhe padyshim partnerët tanë që kanë ndihmuar, që pas kaq vitesh edhe ne te kemi një pasqyrë reale dhe të përgjithshme mbi bujqësinë, theksoi Jonuzi.
Zëvendësministri Jonuzi shtoi se deri më tani, si ministri, në vazhdimësi kanë punuar ngusht me Agjencinë e Statistikave të Kosovës në nxjerrjen e të dhënave, të cilat kanë ndihmuar mjaft shumë në hartimin e programeve tona zhvillimore.
Kurse, menaxheri i Projektit të Regjistrimit të Bujqësisë 2014, z. Bajrush Qevani theksoi se metodologjia e Regjistrimit të Bujqësisë 2014 është në përputhje me standardet ndërkombëtare të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO KB) dhe në përputhje me Metodologjinë e Eurostat-it për kryerjen e Anketës Strukturore të Fermës: Rregullorja (KE) nr. 1166/2008 dhe Rregullorja (KE) nr. 1200 /2009.
Qevani theksoi se informacionet që janë mbledhur gjatë Regjistrimit të Bujqësisë, për tokën dhe fuqinë punëtore periudhë referuese kanë një vit bujqësor, prej 31 tetor 2013 deri më 1 nëntor 2014, kurse për blegtorinë është 1 nëntori 2014.
Ekonomitë Bujqësore në Kosovë shfrytëzojnë gjithsej 512 000 hektarë tokë në pronësi dhe të marrë me qira nga të tjerët.
Mesatarisht, ato menaxhojnë 3.9 hektarë tokë. Gjithsej, sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës për prodhimtarinë bujqësore, në vitin 2014, ishte 413 635 hektarë. Kjo është 41.8% e gjithsej sipërfaqes së tokës në Kosovë.
Sipërfaqja mesatare e tokës së shfrytëzuar bujqësore për Ekonomi Bujqësore ishte 3.2 ha.
Prej gjithsej sipërfaqes së shfrytëzuar të tokës bujqësore, pjesa më e madhe i takon livadheve dhe kullotave (54.3%). Një karakteristikë e rëndësishme në Kosovë është shfrytëzimi i tokës së përbashkët, që përfshin më shumë se 66% të livadheve dhe kullotave, ka theksuar z. Qevani.
Nga Regjistrimi i Bujqësisë 2014 doli se kemi 130 775 Ekonomi Bujqësore.
Gjithsej, sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës për prodhimtarinë bujqësore, në vitin 2014, ishte 413 635 hektarë ose 41.8% e gjithsej sipërfaqes bujqësore.
Prej gjithsej sipërfaqes së shfrytëzuar të tokës bujqësore, pjesa më e madhe i takon livadheve dhe kullotave (54.3%).
Me perime është e mbjellur 3.7% e tokës së punueshme (6 689 ha). Në mesin e perimeve, më shumë se 38% e tokës së mbjellur është me speca.
Janë gjithsej 4 399 ha pemishte. Shumica e sipërfaqes së plantacioneve të pemëve është e kultivuar me mollë (56.1 %) dhe kumbull (19.9 %).
Gjithsej, sipërfaqja e vreshtave është 3 215 ha, ku 58.6% e sipërfaqes është e kultivuar me rrush për prodhimin e verës.
Gjithsej, sipërfaqja e vreshtave është 3 215 ha, ku 58.6% e sipërfaqes është e kultivuar me rrush për prodhimin e verës.
Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, 10.5% (43 491 ha) mund të ujitet. Në vitin 2014, vetëm rreth gjysma e kësaj sipërfaqe ishte ujitur (22 888 ha).
Pjesa më e madhe e tokës bujqësore është ujitur nga ujërat sipërfaqësorë (përrua, lumë, liqe), 38.4%, dhe nga hidrosistemi, 31.7%.
Numri i Ekonomive Bujqësore, që merren me blegtori ishte 91 227. Ekonomitë Bujqësore kanë gjithsej 281 747 Njësi Blegtorale (NjB).
Përqindjen më të lartë të NjB-së e përbëjnë gjedhet me 71%, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë shpezët me 17%, delet me 7%, dhe kafshët e tjera me 5%.
Gjithsej, numri i Ekonomive Bujqësore, që mbajnë gjedhe ishte 66 589. Ato kanë mbajtur gjithsej 261 689 krerë të gjedheve
Numri i Ekonomive Bujqësore, që mbajnë dele ishte 2 466. Gjithsej, numri i deleve në Kosovë është 183 584
Gjithsej, numri i Ekonomive Bujqësore, që mbajnë dhi është 2 221, të cilat mbajnë 28 430 dhi.
Gjithsej, numri i Ekonomive Bujqësore, që mbajnë derra ishte 6 302 dhe gjithsej numri i derrave në Kosovë ishte 34 188 krerë.
Gjithsej, numri i Ekonomive Bujqësore, që mbajnë shpezë ishte 67 150. Gjithsej, numri i shpezëve në Kosovë ishte 2 691 831.
Gjithsej, numri i Ekonomive Bujqësore, që mbajnë bletë ishte 6 018. Ato kishin gjithsej 116 172 koshere bletësh.
Vetëm çdo e dyta Ekonomi Bujqësore ka në pronësi një traktor. Shumica e traktorëve janë më të vjetër se 20 vjet (73%).
Numri i përgjithshëm i personave të angazhuar në bujqësi në Kosovë është 362 700. Kontributi i përgjithshëm i tyre në punë bujqësore ishte 86 620 Njësi të Punës Vjetore.
Mosha mesatare e bartësve të Ekonomive Familjare Bujqësore dhe bizneseve individuale bujqësore është 52. Shumica e bartësve janë meshkuj, ndërsa në mesin e anëtarëve të familjes së bartësve, që punojnë në Ekonomi Familjare Bujqësore dominojnë femrat.
Niveli i arsimit të fuqisë punëtore bujqësore është i ulët. Më shumë se 95% të menaxherëve kanë vetëm përvojë praktike në bujqësi.
Ndryshe, projekti i Regjistrimit të Bujqësisë është financuar nga Qeveria e Kosovës dhe nga donatorë të ndryshëm, si Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Bashkimi për Zhvillim Ambasada e Suedisë -SIDA, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar -DFID, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, Qeveria e Danimarkës dhe Ambasada e Dukës së Madh të Luksemburgut.
Ky fond quhet Fondi Mirëbesimit dhe menaxhohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Mbështetjen e Projekteve (UNOPS). Kostoja totale e projektit është afro 4.7 milionë euro.
Nga projekti i Regjistrimit të Popullsisë kanë mbetur 2.2 milionë euro. Pjesa tjetër rreth 2.5 milionë euro është siguruar nga Qeveria e Kosovës dhe nga donatorët. Kjo kosto përfshin periudhën 2012-2015.