Edicioni i 17-të i “Hardh Fest” po vjen, publikohen datat
Prishtinë, 26 mars - Festa e Vjeljes së Rrushit - Festivali “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënon një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 50 mijë vizitor nga mbarë bota.
Festa e Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest 2018” do të mbahet më datë 7, 8, dhe 9 shtator 2018, në Rahovec.
Ky edicion, do të organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi dhe Partnerëve të Festivalit.
“Hardh Fest” këtë vit do të sjellë edhe shumë risi dhe do të vijë edhe më i fuqishëm se kurrë më parë.
Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, është promovimi i rajonit vreshtar të luginës se Rahovecit, Vertarisë, Rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural ne Kosove. Gjithashtu, Hardh Fest kapër qëllim të ruaj traditat dhe zakonet e lidhura me vreshtarinë, verën dhe enologjinë, promovimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve, në të gjithë zinxhirin prodhues, si dhe mundësi për promovimin e turizmit rural të Komunës së Rahovecit në Kosovë, rajon dhe mbarë botën.