Edhe Inspektoret e ushqimit të pakënaqur me koeficientet e pagave
Prishtinë, 1 shkurt - Punonjësit e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) janë të pa kënaqur dhe ndihen të fyer me kategorizimin në ligjin e pagave.
"Kërkojmë nga komisioni parlamentar per rregullimin e çështjes se koeficienteve të shërbyesve civil me Ligjin per paga, ne kategori ku na keni vendosur edhe ne, qe ta merrni parasysh se nga puna jonë varet shëndeti i popullit", thekson AUV.
Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë e përbejnë punonjës me profesione Mjek të Mjekësisë Veterinare te cilit duhet te klasifikohen në stafin “ Profesional “ ku janë të renditur edhe mjeket e mjekësisë humane sipas koeficienteve të përcaktuar ne ligjin e lartshënuar.
Inspektor të ushqimit, shëndetit të kafshëve, shëndetit të bimëve dhe punonjës të laboratorit të ushqimit janë kategorizuar me se keqi brenda ligjit.
"Ne jemi pjesë e Menaxhimit të Integruar të Kufirit jemi një nder tri institucionet bashkë me Policinë dhe Doganën, të dyja këto janë kategorizuar me mirë. Ne aty i kemi kuadrot me te shkolluar, punojmë mbi vlerësim të rrezikut. Ne mbajmë përgjegjësinë për sigurinë e të gjitha produkteve qe hyjnë ne vend."
"Kontrollojmë për luftimin e sëmundjeve të bimëve dhe kafshëve të cilat direkt ndikojnë ne shëndet publik. Ku do qe kanë shpërthyer sëmundjet infektive brenda vendit ne kemi qen të paret qe kemi hyrë në zonë epizootike, dhe aty jemi fronti i par në kontakt direkt me sëmundjen."
"Nuk ka asnjë institucion ku zyrtaret mund të jen me të rrezikuar sesa në Agjencinë e Ushqimit, veprojmë ne kontrabandë, në ekonomi informale, konfiskojmë mallra, i asgjësojmë ato, i ndëshkojmë e i padisim të gjithë ata qe e shkelin ligjin. Në laborator punohet tërë kohen në kushte të rrezikut të lartë, në kontakt me produkte të dyshimta, në kufoma kafshësh me sëmundje të rrezikshme gjithmonë të ekspozuar ndaj preparateve kimike të cilat e dëmtojnë shëndetin", theksohet me tutje në reagimin e punonjësve të AUV.
Në rast se kërkesa e tyre nuk do të merret parasysh nga komisioni parlamentar dhe deputet e Kuvendit të Kosovës ata kanë thënë se do të jenë të detyruar të ndërmarrim masat bojkotit të punës me grevë.