23 Dhjetor 2024

Dy zyrtarë korrektues rezultojnë me koronavirus

Prishtinë, 1 prill - Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se me Rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, IKSHPK ka kryera analizë për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, me ç` rast kanë rezultuar pozitiv vetëm  dy zyrtarë korrektues.

Të njëjtit sipas SHKK-se janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë.

Pas gjithë kësaj,  edhe pse nuk ka pasur ndonjë indicje që dikush nga të burgosurit të është prekur nga Virusi Covid 19, SHKK së bashku me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve ka bërë kërkesë IKSHPK–së për testimin e 48 të burgosurve të kësaj qendre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, me ç` rast njofton opinionin publik se çdo gjë është nënë kontrolle dhe nuk ka nevojë për panik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)