Druri, burim kryesor për ngrohje
Prishtinë, 16 tetor - Druri vazhdon të jetë burimi kryesor për ngrohje në amvisëritë rurale dhe urbane në Kosovë.
Sipas një studimi, del se 83 për qind të zonave urbane dhe 97 për qind të zonave rurale shfrytëzojnë masën drusore si lëndë djegëse, ndërkaq kërkesat për këtë lëndë djegëse nga amvisëritë arrijnë në 2.05 milionë metër kub dru.
Këto rezultate janë bërë të ditur sot me rastin e prezantimit të studimit për biomasën drusore në Kosovë, studim ky i cili është realizuar nga Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me FAO-n.
Me këtë rast, sekretari i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, ka thënë se ky studim do të merret për bazë edhe nga kjo ministri gjatë hartimit të politikave për sektorin e pylltarisë , i cili sipas tij, ofron edhe një mundësi të mirë punësimi.
Ai ka treguar se nuk ka munguar përkrahja e kësaj ministrie dhe e donatorëve të huaj në Kosovë për këtë sektor, ku falë kësaj janë realizuar një varg projektesh, të cilat kanë ndikuar në zhvillimin e këtij sektori.
Një ndër prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë ka qenë edhe sektori pyjor, të cilin gjatë viteve të fundit e kemi përkrahur në forma të ndryshme, me qëllim që pylltarinë ta kthejmë në njërin ndër sektorët që ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit, ka thënë sekretari Halimi.
Gjatë prezantimit të këtij studimi, Nike Krajnc, eksperte ndërkombëtare për biomasën drusore dhe konsulente e FAO-së, ka treguar se kjo analizë e bërë në Kosovë ka për qëllim të rrisë kontributin e sektorit pyjor në ekonominë kombëtare përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve pyjore, duke marrë parasysh rolin shumëdimensional të pylltarisë.
Në bazë të rezultateve që kanë dalë nga studimi ynë del se amvisëritë janë shfrytëzuesit më të mëdhenj të drurit si lëndë djegëse, ku sipas këtij studimi del se amvisëritë rurale shfrytëzojnë 8.2 metër kub dru për djegie, ndërsa ato urbane shfrytëzojnë 6.7 metër kub dru. Krahas amvisërive, edhe shkollat janë shfrytëzues të drurit si lëndë djegëse, ku për këtë lëndë djegëse shpenzohen më shumë se 4.7 milionë euro në vit, ka treguar ekspertja Krajnc.
Ndryshe, rezultatet e këtij studimi tregojnë se burimi kryesor i biomasës drusore janë pyjet, pastaj mbetjet nga pemishtet, vreshtat, si dhe nga mbetjet e industrisë së sharrave.
Po ashtu, sipas studimit del se edhe shkollat janë përdorues të drurit si lëndë djegëse, ku 57 për qind të tyre del se e përdorin drurin si të vetmin burim të energjisë për ngrohje, si dhe rreth 200000 metër kub dru thuhet se përdoren në objektet