23 Dhjetor 2024

Drejtoria e Bujqësisë përkrahë 70 bujq nga Mitrovica

Prishtinë, 2 maj - Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ruaral në Komunën  e Mitrovicës në vazhdën e përkrahjes  së  sektorit bujqësor, sot ka mbështet me nga një thes farë të misrit dhe nga dy thasë me pleh artificial 70 bujq nga zona të ndryshme të Mitrovicës.

Me rastin e shpërndarjes së subvencioneve, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili tha se kjo është një përkrahje fillestare për ta.

Ai tha se shpreson që kjo  mbështetje për ta të jetë inkurajuese që të merren me bujqësi.  Kryetari ju tha bujqve se  në të ardhmen do të ketë edhe shumë më shumë subvencione për të gjitha ata që dëshirojnë të punojnë.

“Ne e dimë se Mitrovica është në një gjendje të vështirë ekonomike-sociale. Sektori i Bujqësisë duhet të zhvillohet më shumë në të ardhmen, pasi kjo i ndihmon zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik.\"

\"Unë kam bërë kërkesë edhe në Ministrinë e Bujqësisë dhe kam kërkuar donacione që, jo vetëm në këtë mënyrë,  por edhe në forma të tjera të ju mbështesim. Me 22  maj  në Mitrovicë do të mbahet edhe Konferenca e Investitorëve, në të  cilën, do të bëjmë përpjekje që përveç në fusha të tjera, të investojmë edhe në sektorin e agrikulturës”, tha  Bahtiri.

Ndërsa, drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Veton Rexha,  është shprehur i kënaqur që ka pasur një numër të konsiderueshëm bujqish që kanë aplikuar për subvencione.

Ai tha se nevojat janë shumë më të mëdha, sa i përket sektorit bujqësor.  Rexha pohoi se do të bëjë përpjekje të vazhdueshme  që në të ardhmen, subvencionet të rriten. 

“Sot janë përfitues 70 bujq, të cilët do të mbjellin rreth 50 ari me misër. Besoj se kjo është një ndihmesë e madhe për bujqit tanë.  Ne po bëjmë përpjekje të vazhdueshme që  subvencionet të rriten në ardhmen”, tha ai.

Në anën tjetër,  përfituesit janë shprehur të kënaqur më këtë ndihmë të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Mitrovicës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)