Drejtoria e Bujqësisë ndau koshere për bletë për 77 fermerë
Prishtinë, 17 korrik - Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Mitrovicës, në bazë të planit të punës për vitin 2014, ka bërë ndarjen e koshereve të bletës për 77 fermerë nga Komuna e Mitrovicës.
Me rastin e shpërndarjes së koshereve, i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i cili theksoi se është e rëndësishme që sa më shumë fermerë të merren me prodhimin e mjaltës. Sipas tij, Komuna e Mitrovicës është duke bërë gjithçka që fermerëve në Mitrovicë, në forma të ndryshme, të ju ndihmohet.
Ju uroj sukses në punën tuaj. Ne jemi të përkushtuar që të ju dalim në ndihmë. Zhvillmi i Bujqësisë është një ndër prioritet kryesore tgë qeverisjes time, andaj ne edhe në të ardhmen do të ju ndihmojmë, tha Kryetari Bahtiri.
Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Mitrovicës, Veton Rexha, tha se janë ndarë nga tre koshere për bletë, për 77 fermerë. Sipas tij, kjo do të jetë një ndihmesë për bletarët nga Komuna e Mitrovicës.
Duke u bazuar në faktin se Mitrovica ka një numër të konsiderueshëm të fermerëve që merren me bletari, ne kemi vendos që me koshere për bletë të përkrahim bletarët. Besoj se kjo do të shërbej që fermerët t`i rrisin kapacitet e tyre prodhuese përmjaltë, tha drejtori Rexha.
Edhe fermerët janë shprehur shumë të kënaqur me përfitimin e koshereve të bletëve. Fazli Ibishi, bletar, tha se kjo është një ndihmesë e madhe për të. Me këtë do të mund të rris numrin e bletëve dhe më ketë edhe prodhimtarinë e mjaltës, tha ai.