Dita Botërore e ujit realizohet me moton “Natyra për Ujin”
Prishtinë, 22 mars - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e Ditës Botërore të ujit do të realizojë disa aktivitete, me moton botërore “Natyra për Ujin”.
Në kuadër të shënimit të kësaj dite do të bëhet shpërndarja e materialeve promovuese në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe në sheshin qendror të Gjilanit.
MPMH do te mbaj po ashtu aktivitete me nxënës të shkollave fillore tek penda e Përlepnicës si dhe tryeza me temë ”Natyra për Ujin” në kontekst të PZHK-së, që do të mbahet në sallën e Hotelit “Kristal”në Gjilan.