Diskutohet për transformimin e sistemit ushqimor të Kosovës
Prishtinë, 13 korrik - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, organizojnë sot “Dialogun për Sisteme Ushqimore”.
Kjo ngjarje do të hapet nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson, ndërsa pjesëmarrës do të jenë, numër i madh i hisedarëve nga niveli qendror dhe lokal i qeverisjes, shoqëria civile, aktivistë dhe ekspertë.
Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për ta transformuar mënyrën si prodhon, konsumon dhe mendon kjo botë për ushqimin.
Në shtator 2021, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres organizon Samitin për Sistemet Ushqimore si pjesë e Dekadës së Veprimit për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) deri në vitin 2030.
Procesi i Samitit synon të bëjë thirrje për veprimnë të gjitha nivelet e sistemit ushqimor, të rrisë vetëdijesimin dhe nivelin e diskutimit publikrreth reformave që sjellin të mira për njeriun dhe planetin, dhe të zhvillojë parime drejtuese për qeveritë dhe palët e tjera të interesinqë synojnë t’i shfrytëzojnë sistemet e tyre ushqimore për mbështetjen e OZHQ-ve.
Para, gjatë dhe pas Samitit, palët kyçe të interesit do të bashkohen për të sjellë ndryshime të prekshme dhe pozitive në sistemet ushqimore të mbarë botës.
Si pjesë e këtij procesi, Dialogët e Samitit për Sistemet Ushqimorenë mbarë botën ofrojnë një mundësi të fuqishme që anembanë qytetarët të kenë një vend në tryezë. Idetë, zgjidhjet, partneritetet dhe planet e veprimit të gjeneruara në Dialogë, do të jenë kritike për suksesin e Samitit.
Në Kosovë, Dialogu i Pavarur organizohet nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). Duke u mbështetur në mandatin e institutit për forcimin e zhvillimit të qëndrueshëm socio-politik dhe ekonomik, në ekspertizën e vet në avokimin për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, si dhe në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, INDEP-i do të bashkojë palët kyçe të interesit për këtë diskutim të rëndësishëm.
Dialogu përfaqëson një platformë të rëndësishme për shkëmbim të pikëpamjeve, praktikave më të mira, sfidave dhe njohurive mesqytetarëve të Kosovës: prodhuesit, konsumatorët, shoqëria civile, komuniteti i biznesit, qeveria dhe akademikët.
Duke u angazhuar me njëri-tjetrin, pjesëmarrësit do të identifikojnë sfidat e përbashkëta si dhe veprimet konkrete.
Përmes një ushtrimi pjesëmarrës, pjesëmarrësit do të diskutojnë veprimet dhe rekomandimet për transformimin e sistemit ushqimor të Kosovës, në mënyrë që të sigurohet që ai të jetë gjithëpërfshirës, i përballueshëm ekonomikisht dhe me ekuitet për të gjithë, dhe të reagojë më mirë ndaj goditjeve dhe trazimeve në të ardhmen.Sistemi ushqimor i Kosovësluan rol qendror në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe arritjen e Agjendës 2030 në Kosovë.
Çështjet e lidhura me prodhimin ushqimor, konsumin, tregtinë e ushqimeve, bujqësinë dhe blegtorinë si mjete jetese, avancimin e barazisë dhe ekuitetit për popullatat e margjinalizuara, sfidat mjedisore dhe forcimin e reziliencës, janë të gjitha tema me rezonim të fortë në Kosovë.
Prodhimi dhe konsumi i ushqimit të mjaftueshëm, të përballueshëmekonomikisht dhe ushqyes për të gjithë, duke i ruajtur edhe resurset natyrore dhe ekosistemet nga të cilat varet sistemi ushqimor, është çështje me rëndësi jetike për të gjithë. Sistemi ushqimor i Kosovës gjendet nën trysni të shtuar në raport me reagiminndaj sfidave të shumta dhe komplekse.