23 Dhjetor 2024

Diskutohen mundësit për rregullimin e sistemit të ujitjes në tokat bujqësore

Mitrovicë, 24 korrik - Kryetar i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Egzon Jashari, pritën në takim pune, ish kryeshefin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Mehën si dhe ekspertin holandez nga fusha e gjeodezisë, Rutger Kuiper me eksperiencë ndërkombëtare në lëmin e trajtimit të tokave dhe ujërave.

Mysafirët në takim prezantuan idetë e tyre për hartimin dhe implementimin e Master-Planit për rregullimin e sistemit të ujitjes në tokat bujqësore me komasacion, ndërsa z.Meha ndër të tjera theksoj që ky Master-Planë do hartohet në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë që është kompetente për trajtimin e zonave me komasacion dhe implementimi i tij do të financohet nga Banka Botërore.

Kryetari Bahtiri gjatë këtij takimit shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e tij që kjo çështje të trajtohet duke marr parasysh nevojën e rregullimit të këtyre zonave.

“Ne jemi në kontakt edhe me Ministrin e Bujqësisë dhe shpresojmë që kjo çështje të trajtohet me prioritet me qëllim që pronarët e këtyre tokave ta rregullojnë dokumentacionin e pronave të tyre edhe në kadastër”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Ndërsa, drejtori Jashari prezantoj gjendjen e zonave me komasacion në Komunën e Mitrovicës Jugore duke bërë të ditur që ekzistojnë katër zona me komasacion, të cilat gjinden në Zonat Kadastrale; Kqiç i Madh, Frashër, Koshtovë dhe Vinarc i Poshtëm, dhe si tërësi gjenerojnë një sipërfaqe të përgjithshme rreth 725 hektar.

“Zonat në fjalë janë trajtuar në vitin 89-të duke gjetur zbatim në terren që nga ajo kohë pothuajse në mënyrë të plotë, mirëpo gjendja në kadastër është e pa ndryshuar, pra, ekziston gjendja e vjetër."

"Rëndësia e rregullimit të kësaj çështje është shumë e madhe pasi që jo vetëm që ndihmon pronarët të definojnë pronat e tyre në aspektin formal-juridik, por gjithashtu i mundëson edhe Zyrës Kadastrale në Mitrovicë t’i mbuloj me të dhëna të plota kadastrale zonat në fjalë duke bërë njëkohësisht edhe de-bllokimin e tyre, me ç’rast do të harmonizohej gjendja faktike në terren me dokumentacionin kadastral”, ka thënë drejtori Jashari.

Vlen të theksohet se pas takimit, është treguar interes dhe  vullnet i të dy palëve që bashkëpunimi të intensifikohet edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)