Devolli Group me fabrikë të re
Në një konferencë për media, drejtori për zhvillim i Devolli Group, Ernest Jusufi, ka thënë se hapja e fabrikës sonë të re do të ketë mundësi të kontribuojë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të ekonomisë kosovare, si me numrin e të punësuarve ashtu edhe me numrin e fermerëve nga të cilët do të grumbullojë qumësht.
Fabrika ka kapacitet prej 36 mijë litra produktë në orë, kapacitete totale, këto janë të dedikuara në qumësht. Lëngje dhe prodhime të tjera siq ëhstë jogurit. Qumështi ka kapacitete prej 12 mijë litra në orë, lëngu prej 14 mijë litra në orë, kurse pjesa tjetër është e produktit të qumështit, ka thënë ai.
Ndërsa drejtori gjeneral, Xhelal Radoniqi ka pohuar se megjithë investimin prej 15 milionë euro, rëndësi për ta ka puna dhe zhvillimi i familjeve të cilat bashkëpunojnë më këtë kompani.
Radoqni ka thënë se deri në 2011 kanë eksportuar në vlerë deri në 2 milionë euro, kryesisht në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Zvicër, por sipas tij, mbulojnë një përqindje goxha të mirë edhe të tregut vendor.
Me qumështin mbulojmë deri në 35% të tregut, mbulohet nga produkti jonë, ka thënë ai.
Në këtë konferëncë ishte i pranishëm edhe Pavel Nemecek, drejtor o shitjes nga Tetra Pak për Ballkanain, i cili ka thënë se tregu kosovar ëhstë shumë atraktiv sipas tyre.
Por, ai ka thënë se problem e kanë paketimin e lëngjeve, por jo vetëm në Kosovë por në rajon në përgjithësi. Sipas tij, 100 milion ambalazha lëngje i shesin brenda vitit në Kosovë.
Fabrika e re, që do të jetë tashmë adresë e shumë fermerëve, ka 6 vija prodhuese për prodhimin e qumështit, të jogurtit dhe të lëngjeve, dhe pritet që kapacitet ti shtojë edhe më shumë në të ardhmen.
Fabrika e re gjendet në Radushë të Istogut dhe është e pajisur me teknologjinë më të re për prodhimin e produkteve të qumështit dhe të lëngjeve, e cila shtrihet në një hapësirë prej 5 hektarësh.
Katër (4) hapësirat e mbuluara të Fabrikës, që shfrytëzohen për prodhim dhe deponim, zënë një vend prej 15 000 m².
Në Fabrikë janë të punësuar 200 punëtorë dhe shume shpejt pritet të punësohen edhe 350 të tjerë, duke e rritur numrin e përgjithshëm të punëtorëve në 550.
Me këtë numri i përgjithshëm i punonjësve në Devolli Group që është 500 do të rritet në 850.
Fabrika furnizohet me qumësht të freskët nga rreth 1200 fermerë,numër i cili pritet që të shënoj rritje në një të ardhme të afërt.
Në Konferencën për media, drejtori për zhvillim, Ernest Jusufi, pohoi se hapja e kësaj Fabrike besoj se është një ngjarje me rëndësi, jo vetëm për Kompaninë tonë, por edhe për tërë ekonominë kosovare, për shkak se përmes kësaj Fabrike do të kenë vende pune 350 veta, e po ashtu do të ketë qarkullim financiar edhe për rreth 1 200 fermerë. Dhe, pasi që të gjithë këta persona do ti shpenzojnë të hollat e tyre në tregun e përgjithshëm, hapja e Fabrikës sonë të re do të ketë mundësi të kontribuojë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të ekonomisë kosovare.
Nga ana tjetër, Xhelal Radoniqi Drejtor Gjeneral në kuadër të Devolli Group shtoi se Në këtë fabrikë janë investuar 15 milion Euro, por këtë investim nuk e konsiderojmë aspak sakrificë kur ne si menaxhment i lartë dëgjojmë fjalë miradie nga konsumatorët tonë dhe kur shohim çdo ditë më shumë e më shumë njerëz duke punuar dhe duke zhvilluar familjet e tyre duke bashkëpunuar me ne.
Fabrika ka 6 vija prodhuese për prodhimin e qumështit, të jogurtit dhe të lëngjeve. Kapacitetet maksimale prodhuese të Fabrikës, momentalisht janë 36 mijë litra në orë. Ndërsa, në të ardhmen, me rritjen e pritshme të nevojave të tregut, këto kapacitete pritet të shtohen.
Fabrika e re, më saktësisht vija e prodhimit të Jogurtit, është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian me rreth 440.000 Euro , që edhe një herë potencon faktin se prodhimi dhe cilësia e produkteve është në përputhshmëri të plotë me standarde evropiane.
Fabrika, më saktësisht vija e prodhimit të Jogurtit, është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian me rreth 440.000 Euro, e qmimi i tërësishëm i saj arrin në 15 milion euro.