Dell ka vizituar ministrin Bujqësisë, Blerand Stavileci
Prishtinë, 7 prill - Ambasadori Amerikan në Prishtinë Christopher Dell dhe shefja e Zyrës së USAID- it Patricia Rader kanë vizituar sot ministrin e ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci.
Ambasadori Dell pasi e ka përgëzuar ministrin Stavileci për detyrën e re, ai e ka inkurajuar atë për arritje të reja në këtë dikaster shumë të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.
Ministri Blerand Stavileci i ka shprehur mirënjohje të thellë Ambasadorit Dell për vizitën e bërë dhe ka përkujtuar me këtë rast ndihmën e madhe të SHBA-ve për mbështetjen që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës.
Po ashtu, ministri Stavileci ka dhënë edhe një rezyme të shkurtër të objektivave zhvillimore dhe aktiviteteve vepruese që MBPZHR do ti ketë në periudhën vijuese, konform Planit të Zhvillimit Rural Bujqësor (2009-2013.)