Del nga shtypi libri për bimët vajore

Prishtinë, 30 qershor - Këto ditë doli nga shtypi ribotimi i librit Bimët Vajore i autorëve: Imer Rusinovci, Nikollaq Bardhi dhe Gjergji Mero.
Libri u botua për herë të parë në vitin 2005 në 1000 ekzemplarë, mirëpo për shkak të interesimit të madh që treguan sudentët, agronomët dhe shumë fermerë, i njëjti u ribotua këto ditë.
Në libër paraqiten përshkrimet morfologjike, biologjike, kërkesat për klimë, tokë dhe elemente ushqyese për secilën specie vajore. Në libër jepet qartë teknologjia e kultivimit, vjelja dhe përpunimi i prodhimit të tyre.
\"Bimët Vajore do të kenë të ardhme në kushtet tona klimatiko-tokësore dhe fermerët mund të realizojnë të ardhura financiare shumë më të larta, se sa nga shumë bimë tjera të arave\", thotë Imer Rusinovci, një nga autorët.