Deçani organizon Ditën e Qethjes së Deleve
Deçan, 20 korrik - Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019" Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Grupi Lokal i Veprimit (GLV) “Gjeravica“, organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e Qethjes së Deleve, 2019 ‘’.
I pranishëm në ketë aktivitet do të jetë lideri i AAK-se Republikë së Kosovës Rmush Haradinaj , kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, përfaqësues të Ambasadave nga Shqipëria dhe Mali i Zi Deputet, zyrtar dhe qytetarë.
Vlen të theksohet se kjo festë gjithmonë ka qenë traditë dhe ç’do vit organizohet me qëllim që t’i bashkojë gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët e komunës së Deçanit për të festuar, duke promovuar kulturën dhe traditën tone .
Aktiviteti fillon në bjeshkën e Strellcit , të ‘’Stanët e Shalës ‘’