Debatohet mbi problemet e fermerëve dhe prodhuesve të Kosovës
Prishtinë, 26 prill - Lëvizja Vetëvendosje! organizon tryezë me temë Situata aktuale e bujqësisë në Kosovë - sfidat dhe mundësitë që do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë tryezë do të flasin, Kryetari Visar Ymeri, prof. Salih Salihu dhe prof. Driton Çaushi.
Në këtë tryezë do të debatohet mbi problemet aktuale të fermerëve dhe prodhuesve të Kosovës, të mbjellat pranverore, politikat publike në bujqësi e zhvillimin rural në përgjithësi, problemet që burojnë nga CEFTA dhe MSA, si dhe rolin e papërmbushur të institucioneve publike sa i takon prodhimit vendor.