23 Dhjetor 2024

Darka e Lamës mbahet e hapur më qytetarë

Prishtinë, 9 nëntor - Nën patronatin e presidentes Atifete Jahjaga, është organizuar Darka e Lamës e cila për dallim nga herët tjera këtë vit u mbajt në Sheshin “Ibrahim Rugova” e hapur për të gjithë qytetarët.

Krahas zyrtarëve vendorë e ndërkombëtar, aty morën pjesë edhe shumë qytetarë të kryeqytetit.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se ajo së bashku me qytetarët dhe miqtë e Kosovës janë mbledhur që në këtë festë, në përfundim të korrave, për t`ju gëzuar bereqetit që ka falur Zoti në këtë tokë pjellore të vendit.

“Kjo është një ditë që na mbledh të gjithë neve, rreth sofrës tonë së begat dhe kur bëhemi bashkë më të dashurit tanë pas punëve të kryera të stinës, por gjithashtu kjo është një ditë kur duhet të shtrojmë dorën e ndihmës fqinjëve tanë dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për ne.\"

\"Në këtë ditë le të jemi falënderues për sigurinë dhe përparimin e vendit tonë, të jemi falënderues për tokën tonë të begat dhe për bereqetin që na sjell ajo, le të jemi falënderues për liritë tona për të cilat kemi sakrifikuar aq shumë dhe për shëndetin e gjithë qytetarëve tanë”, ka thënë presidentja.

Jahjaga ka thënës të punojmë sot, me më shumë besim në vetvete dhe me dashurinë për vendin tonë, të bashkuar dhe një, për ta bërë Kosovën pjesë të pandashme të botës së përparuar dhe një vend të dinjitetshëm për të jetuar.

\"Le të jetë kjo Ditë e Falënderimeve dita e bashkimit tonë si qytetarë, e forcimit të lidhjeve me familjen si një burim i forcës sonë si njerëz, një ditë e besimit në fuqitë tona për një vit të ri, të mbarë e të bereqetshëm\", ka theksuar në fund Jahajga.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)