Collio është më shumë i njohur për prodhimin e verërave
Romë, 17 gusht - Rajoni italian Collio është më shumë i njohur për verërat e mrekullueshme të bardha sesa për turizmin. Por një perceptim i tillë mund të ndryshojë me një kombimin të pazakontë të alkoolit dhe motoçikletave.
Nga vreshtat e Collios mund të shohësh Slloveninë përtej kodrës. Ky rajon i prdhimit të verës, që përkëdhelet nga valët e Detit Adriatik, prodhon një nga verërat më të mira të bardha në gjithë Italinë. Por deri kohët e fundit, të paktë ishin turistët që shkonin atje për të provuar verën.
Prandaj një organizatë lokale për nxitjen e turizmit filloi nismën Collio me Vespa.
Kjo nismë i ncit vizitorët që të përjetojnë versionin e vet të filmit të Federico Fellinit La Dolce Vita, ndërsa përshkojnë këtë rajon verërash me Vespa të verdha.
Për një pagesë ditore, gjithkush mund ti marrë këto Vespa me qera dhe të shijojë verën e bardhë në vreshtat e ndryshme familjare.
Josko Sirkut i lindi kjo ide në vitin 2007, kur ai vetë shkoi me një Vespa të verdhë në Slloveni për të festuar hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian që solli praktikisht edhe heqjen e kufirit mes dy rajoneve të njohura për prodhimin e verës.
Ai është prodhues i një uthulle të asaj zone dhe pronar i hotel-restorantit La Subida.
Verërat e Bardha të Collios kanë një përqindje të lartë alkooli, 13-14 për qind. Kjo lloj vere e fortë por e këndshme mund të jetë e rrezikshme nëse i jep Vespës kur je në efektin e saj. Kufiri ligjor i alkoolit është 0.05 për qind, por nëse kapesh me 0.15 alkool në gjak mund të gjobitesh me 6 mijë Euro ose edhe me dënim me burg.
Megjithatë prodhuesit e verërave dhe organizatorët nuk duken të shqetësuar dhe e mbështesin nismën Vespa në Collio si një përvojë të rrallë kulturore:
Arsyeja e përdorimit të Vespës është që të mësosh më shumë, të kënaqësh kuriozitetin, të takosh njerëz dhe të njohësh vende të reja. Dhe nëse herë pas here pi pak verë, gjatë shëtitjes asgjë nuk do të ndodhë.
Megjithëse nuk është shumë i famshëm, Collio ka një histori të gjatë prodhimi verërash. Në kohën e Perandorisë Austriake, nga ky rajon pjellor vinin prodhime ushqimore dhe verëra të shumta për banketet mbretërore të Vienës.
Shoqata e parë e vreshtarëve e Italisë, u themelua në Collio në vitin 1872. U desh të kalojnë 50 vjet që Chianti të bënte të njëjtën gjë. Edhe sot, verërat e bardha të Collios vlerësohen si më të mirat e rajonit Friuli-Venezia-Giulia, dhe sipas mendimit të disave edhe të gjithë Italisë.
Njerëzit këtu kanë kulturën e të shijuarit të pijes, jo në kuptim negativ por me një cilësi të lartë se vera jonë e bardhë është freskuese dhe ta shuan etjen, thotë Elena Orzan që menaxhon punishten e verës Cormons, në qytetin kryesor të Collios, Cormons.
Ajo thotë se 60 për qind e të gjitha punishteve vazhdojnë të jenë biznese familjare.
Fabio Di Vittorio nga Milano shkoi në Collio dhe donte të lëvizte me biçikletë, por ai dhe gruaja e tij shkëmbyen biçikletat me Vespa dhe shëtitën nga një vreshtë në tjetrën.
Të pushton fryma e pamjeve të vreshtave, e atmosferës përreth. Dhe prodhuesit e verërave janë njerëz të veçantë, hapin dyert dhe zemrat e tyre, të tregojnë për jetën e tyre, idetë, entuziazmin. Për mua ishte një përvojë shumë e këndshme.