CNVP uron fermerët kosovarë në Ditën Botërore të Pyjeve
Prishtinë, 21 mars - Organizata holandeze me mision në Kosovë Lidhim Vlerat e Natyrës me Njerëzit (CNVP), përmes një komunkate për shtyp për nder të 21 Marsit - Ditës Botërore të Pyjeve, ka bërë të ditur se kjo organizatë, përmes shumë projekteve, është duke punuar në sensibilizimin dhe vetëdijesimin e fermerëve kosovarë në përdorimin e praktikave më të qëndrueshme për menaxhimin më të mirë të pylltarisë private dhe publike në Kosovë.
Sipas kësaj komunikate, CNVP-ja është po ashtu e përkushtuar në modernizimin e sektorit të energjisë drusore, në rigjallërimin e ekonomive rurale, në financimin e projekteve për menaxhim më të mirë të pyjeve, si dhe në zgjerimin e zonave pyjore etj.
Një investim më i madh në prodhimtarinë e energjisë drusore mund të sigurojë rritje të pyjeve dhe mundësi të mëdha zhvillmi, thuhet mes tjerash në komunikatën e CNVP-së.
Pyjet janë sistemi më i madh i biodiversitetit bilogjik në palnetin tonë, si dhe streha e sigurt për mbi 80 për qind të të gjtha kafshëve dhe specive që jetojnë në tokë.
Rreth 1.6 miliard njerëz, përfshirë këtu më shumë se 2000 kultura indigjene, jetët e tyre i kanë në varësi të plotë nga pyjet. Pothuajse 900 milionë njerëz, kryesisht në vendet në zhvillim, janë të angazhuar në industrinë e energjisë drusore.
Ndryshe, 21 Marsi si Dita Botërore e Pyjeve, sipas një vendimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka filliar të festohet që prej vitit 2013.