25 Dhjetor 2024

Çmimet në bujqësi kanë rëne për 4.7 për qind

Prishtinë, 21 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi“ TM2 2015 (2010 = 100).

Publikimi bazohet në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, barnatoret veterinare, në kompani, në tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (IHÇK) në ASK.

Produktet, që e përbëjnë bazën për Indeksin e Çmimeve të Inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: mallrat dhe shërbimet, aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1); dhe mallrat dhe shërbimet, që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2).

Brenda grupit të Inputit 1, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji; vajra, plehra dhe përmirësues të tokës; produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide; shpenzime për veterinari; lëndë për ushqimin e kafshëve; mirëmbajtja e materialeve; mirëmbajtja e ndërtesave; si dhe mallra dhe shërbime të tjera.

Sa u përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet bujqësore, ose grupi i Inputit 2, çmimet grumbullohen për: materiale (makineri dhe pajisje të tjera); ndërtesa (ndërtesat e fermës, punët e tjera përveç përmirësimit të tokës, ndërtesat e tjera, struktura e tyre) dhe të tjera.

Indeksi i tremujorit të dytë të inputeve në vitin 2015 ka rëne për – 4.7 % për Input 1, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Indeksi për Input 2 ka rëne për -0.3%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Indeksi i inputit të përgjithshëm (Input 1 +Input 2) ka rënë për
-3.0%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)