22 Dhjetor 2024

Çmimet e prodhimeve blegtorale rriten për 8.2 për qind

Prishtinë, 17 nëntor - Enti i Statistikave të Kosovës përkatësisht Departamenti i Statistikave të Bujqësisë ka publikuar Indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore. 

Ky publikimi përfshin të dhëna prej muajit korrik deri në shtator të vitit 2011.

Në tremujorin e tretë të vitit 2011 indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 8.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit  2010.

Indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për -1.1për qindnë tremujorin e tretë të vitit 2011 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2010.

Indeksi total i prodhimeve bujqësore ka rritje për 1.0 për qindkrahasuar me periudhën e njëjtë të vitit  2010.

 Për të bërë krahasime dhe për të vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për tremujoret e tretë (TM3) të viteve 2005 – 2011. 

Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma, dhe vendet tjera ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe; drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

Në prodhimet blegtorale sipas ESK-së çmimet janë grumbulluar për kafshët dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve; gjedhe, dele, derra dhe pula.

Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)