Çmimet e grurit në Evropë u rritën deri në nivelin e maksimumit

Paris, 7 nëntor - Në Evropë çmimet e grurit u rritën deri në nivelin më të lartë të 6-mujorit të fundit në pritje të tregtarëve për aplikimin e kufizimeve të eksportit të grurit nga Ukraina si dhe rënia e eksporteve ruse për shkak të të korrave jo të bollshme si rezultat i thatësirës.
Bursa e Parisit, më e madhja e drithërave në Bashkimin Evropian, u hap ditën e martë me çmimin e një toni grurë të barazvlefshëm me 269 euro.
Sipas vlerësimeve të analistëve të bankës JPMorgan, eksporti i përbashkët i grurit nga Rusia dhe Ukraina do të rezultojë në periudhën nga mesi i dhjetorit të 2012 deri në qershor të vitit 2013 në 1.7 milionë ton.
Gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar kjo shifër arrinte në 11.6 milionë ton.