25 Dhjetor 2024

Cilësia e qumështit në vend është me standarde ndërkombëtare

Prishtinë, 31 janar - Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit deklaroi në emisionin e mëngjesit në RTK, se të gjitha produktet e qumështit janë shumë cilësore dhe nuk ka nevojë të hutohen qytetarët në këtë aspekt.

Ai tha se sigurimi i produkteve të qumështit është në nivel dhe e kontrolluar nga ana e Institucioneve të vendit.

Sipas tij, Industria e qumështët është lidere në vendin tonë, kjo falë angazhimit si nga ana e institucioneve të vendit po ashtu edhe ata të Bashkimit Evropian. Pra secili produkt i qumështit është konform standardeve ndërkombëtare.

Sa i përket dilemave që janë shfaqur ditët e fundit për produktet e qumështit, ai tha se nuk janë një realitet. \"Produktet e deklaruara janë të kontrolluara dhe nuk ka nevojë për huti për qytetarët\".

Ai tha se më mirë është të përdoren prodhimet vendore kur dihet se brenda ditës ai arrin te konsumatori, sesa nga importi kur dihet se në cilën rrugë vijnë dhe sa kohë mund të qëndrojë i paketuar ai.

Sipas tij, AUV-ja merr mostrat dhe analizon cilësinë e prodhimit të qumështit për të parë nëse është në rregull, kjo sipas tij nuk bëhet me disponime të njerëzve por që agjencia e ka kohën e vet të marrjes së mostrave dhe jo në bazë të dëshirave të individëve.

Ai tha se nëse hasin vetëm një dyshim të vogël të cilësisë jo të mirë të këtyre produkteve atëherë meren masa. Ai siguroi qytetarët se cilësia e produkteve të qumështit është shumë e mirë dhe nuk kanë nevojë për shqetësime apo dilema në përdorimin e tyre.

1.8 milionë vaj palme që është raportuar se hyn në Kosovë ai nuk e komentoi, por tha se nuk janë të qmendur prodhuesit që të përdorin vaj në masë të tejkaluar që të dëmtojnë shëndetin e qytetarëve të vendit, pra sipas tij, përpunimi deri në prodhim bëhet në mënyrë të rregullt dhe të kontrolluar.

Gjinovci tha se merren 20 mijë mostra në vit për të parë cilësinë e qumështit, dhe në momentin e dyshimit të ndonjë produkti të qumështit atëherë intervenohet.

Ai tha se rreth 5 milionë euro që janë dhënë nga Komisioni Evropian për vitin 2017/2018 për 3 projekte që janë duke u realizuar nga ana e AUV-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)