Çertifikohen 233 fermerë të rajonit të Mitrovicës
Në këtë ceremoni moren pjese rreth 270 pjesemarres, duke perfshire fermerë, perfaqesues institucionesh, organizatash joqeveritare, perfaqesues te mediave etj.
Zenel Bunjaku, drejtor ekzekutiv i Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), ka thënë se ky projekt ka krijuar platformën për politikëbërje pjesëmarrëse për rigjenerim ekonomik, krijimin e vendeve të punës, pajtimin dhe bashkëpunimin ndërmjet komunave dhe organizatave joqeveritare ne Kosovë.
Sipas tij, objektivat e këtij projekti synojnë të kontribuojnë në arritjen e standardeve të BE-së në sektorin e bujqësisë në rajonin veri dhe për të ofruar siguri për konsumatorët se prodhimet bujqësore plotësojnë standardet e cilësisë sipas praktikave të BE-së.
Projekti ka krijuar qendra demonstruese bujqësore në të cilat trajnohen fermerët e rajonit mbi praktikat e avancuara të farmingut, ka thënë Bunjaku, duke përmendur model fermën e lopëve qumështore në fshatin Dolak të Vushtrrisë, pastaj model fermën e dhive në Kutllovc të Mitrovicës, Pemishten model ne Vaganice te Mitrovices, Piken perpunuese te frutave ne Kline te Eperme te Skenderajt dhe dy serrate model 500m2 ne Pestove te Vushtrrise dhe Çaber te Zubin Potokut.
Ai theksoi në lidhje me model fermën e dhive në fshatin Kutllovc se përfituesja e kësaj ferme, Ganimete Abazi me bashkëshortin Januz Abazi, kanë përfituar pajisjet dhe materialin ndërtimor për ndërtimin e fermës në vlerë prej rreth 42 mijë euro, e cila do të ketë kapacitetin e mbajtjes për 130 dhi dhe do të shërbejë si model për fermerët e rajonit të Mitrovicës të cilët merren me këtë veprimtari.
Bunjaku shtoi se me kete projekt jane krijuar 58 vende te punes, 22 fermere te trajnuar nga ky projekt kane perfituar grante nga donator te tjere ne vitin 2011/12 ne vlere prej 292,700 euro.
Bajram Imeri, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë foli për bashkëpunimin e mirë mes Ministrisë së Bujqësisë dhe IADK-së. Ai tha se skemat mbështetëse të bujqësisë veç sa janë zgjeruar deri tani, ndërsa sa i përket fermave model, kërkesat janë të mëdha që në të ardhmen të ketë sa më shumë ferma të tilla.
Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, ka falënderuar Bashkimin Evropian, pa ndihmën e së cilës, siç tha ai, nuk do të mund të arriheshin këto rezultate në këtë sektor.
Me angazhimet e juaja keni bërë që të mendohet krejtësisht ndryshe sa i përket zhvillimit ekonomik në rajonin e Mitrovicës, ka thënë para të pranishmëve Kastrati, duke shtuar se IADK-ja është duke ndihmuar shumë qytetarët në zhvillimin e bujqësisë.