Certfikohen 93 përfitues për promovimin e bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike
Prishtinë, 12 dhjetor - Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) organizon ceremoninë e certifikimit të 93 përfituesve të projektit ''Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit'' përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.
Ceremonia e certifikimit do të mbahet sot në fshatin Sfarqak i ulët të Komunës së Vushtrrisë.
Projekti "Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit'' ka përkrahur 93 përfitues në sektorë te ndryshëm të bujqësisë, në komunat Shtime, Lipjan dhe Vushtrri nga 193 aplikues të cilët kanë shprehur interesim.