03 Maj 2024

Bullgaria me moratorium për shitjen e tokës shtetasve të huaj

Sofje, 31 tetor - Në Parlamentin Bullgar shpejt dhe pa u diskutuar publikisht u votua moratoriumi mbi shitjen e tokës bujqësore shtetasve të huaj. 

Më 1 janar 2014-a skadon afati i ndalimit 7-vjeçar mbi shitjen e tokës bujqësore shtetasve të huaj. Pra, moratoriumi është për zgjatjen e këtij afati. Mirëpo, ky nuk është në pajtim me legjislacionin evropian dhe Kushtetutën e Bullgarisë.

Që të zgajtet afati, secili vend anëtar i BE-së duhet të pajtohet me të. Presidenti Rosen Plevneliev tha se do t’i referojë çështjen Gjykatës Kushtetuese dhe ndoshta vendimi i Parlamentit do të shfuqizohet.

Manovra e partisë “Ataka” e cila pas zgjedhjeve të fundit parlamentare humbi një pjesë të madhe prej përkrahësve të saj, dha disidentet e pritura krejt partiake. 
 
Anëtarësimi i Bullgarisë në BE dhe mundësia të marrë subvencione për bujqësinë me të vërtetë e gjallëroi disi bujqësinë dhe tregun e tokës në Bullgari.

Çmimi i këtij resursi me të vërtetë të vlefshëm kombëtar nisi të rritet, megjithëse ende mbetet shumë i ulët në kontekstin evropian.

Në qoftë se çmimi mesatar i saj është 300 euro për dynym, në Belgjikë ajo është 3000 euro. Të ardhurat në Bullgari gjithashtu janë 10 herë më të ulëta në krahasim me ato në BE.

Në këtë situatë toka bullgare mund të blihet nga evropianët më të pasur, e tillë është retorika, në shikim të parë, logjike e mbrojtësve të moratoriumit.

Mirëpo, analistët ekonomikë pohojnë se, megjithëkëtë toka jonë nuk përbën interes për investitorët e huaj dhe kjo është kështu për një sërë shkaqesh – ende është shumë e copëtuar, sistemi i dikurshëm i bonifikimit është i shkatërruar, nuk ka infrastrukturë të mirë, nuk është sqaruar plotësisht pronësia e saj, nuk janë rregulluar mirë marrëdhëniet mes pronarëve të veçantë.

Prandaj shtetasit e huaj të cilët edhe tani mund të marrin me qira ose bile të blejnë tokën duke regjistruar firma te ne ende janë shumë pak. Me një fjalë, shteti bullgar nuk k krijuar rregullimin e përshtatshëm në këtë fushë, megjithëse kjo duhej të bëhej në periudhën 7-vjeçare para skadimit të afatit të moratoriumit.

Një prej rezultateve të para të debatit të nisur për tokën bullgare është vendimi i qeverisë të propozojë ndryshime në ligjin për pronësinë e tokës, të cilat ta pengojnë kapitalin spekulativ dhe të vendosin rend dhe transparencë në këtë treg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)