Bullgaria mbron prodhuesit e saj të perimeve dhe frutave
Sofje, 7 korrik - Në Bullgari vërehet tendenca e importit ilegal të perimeve dhe frutave. Prodhuesit vendas ankohen se duhet ta shesin një kilogram domatesh dhe kastravecësh për 10 centë.
Në tregun bullgar perimet ilegale shiten për 25 centë. Ja pse organet tatimore, drejtoritë doganore dhe Agjencia e Sigurisë së Ushqimit filluan të kontrollojnë tregtinë me perimet dhe frutat nëpër vendin.
Kontrollohen perimet dhe frutat që importohen nga Greqia, Turqia dhe Maqedonia. Shumica e domateve në tregun bullgar janë të importuara nga Maqedonia. Zakonisht shalqi, kajsi dhe pjeshkë importohet nga Greqia, kurse nga Turqia qepë. Që ditën e parë të kontrollit u konfiskuan domate jocilësore 10 tonësh të importuara nga Greqia.
Për shkak të kontrollit masiv shumë dyqane dhe bursa në vend u mbyllën. Ministri i bujqësisë ishte kategorik se kontrollet nuk janë të rastit dhe ato do të vazhdojnë