Bullgaria eksportoi dy herë më shumë drithëra
Sofje, 13 dhjetor - Bullgaria eksportoi dy herë më shumë drithëra gjatë këtij viti se sa vitin e kaluar.
Këtë u bë e qartë nga statistika zyrtare e Dikasterit Kombëtar të Drithërave dhe Foragjerëve pranë Ministrisë së Bujqësisë.
Drejtori i dikasterit Zllati Zllatev tha, se nuk ka rrezik që Bullgaria të mbetet pa drithëra, megjithëqë për shkak të çmimeve të mira mund të eksportohen sasi të mëdha.