22 Dhjetor 2024

Buka me çmim të njëjtë


Prishtinë, 27 korrik - Qytetarët e Kosovës edhe për një muaj do të mund të blejnë bukë me çmimin siç e kanë blerë deri më tani. Por, ende nuk dihet se si do të sillen çmimet në muajt në vijim.
 
Sylejman Deshishku nga Fabrika e Bukës “Kualiteti” ka deklaruar se për momentin nuk do të ketë ngritje të çmimit të bukës. “Çmimin e bukës e dikton çmimi i miellit.

Nëse do të ketë ngritje të çmimit të miellit atëherë edhe çmimi i bukës do të ndryshojë. Sidoqoftë, nuk e besoj se mund të ndodhë kjo”, ka pohuar Deshishku. Sipas tij, çmimet varen edhe nga lëvizjet në tregjet rajonale dhe në berëzat ndërkombëtare.

Por, Shefki Ostërgllava nga Shoqata e Furrtarëve ka deklaruar se çmimi i miellit është ngritur për 6 centë, e çmimi i bukës mund të ngrihet deri në 50 centë. “Sipas të dhënave të çmimit të grurit dhe miellit dhe sipas statistikave të tjera, sigurisht se deri në fund të vitit çmimi i bukës mund të ngrihet deri në 50 centë”, ka deklaruar Ostërgllava.

Ai i ka kritikuar institucionet për shkak se, sipas tij, nuk kanë arritur ta rregullojnë çmimin e tregut për miell. “Në Kosovë nuk ka rregulla. Çmimi i miellit rritet pa kontroll. Kështu nuk është as në Shqipëri e as në Serbi. Pra, jemi mbrapa në rregullimin ligjor”, ka thënë ai.


Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tregojnë se Kosova në këtë vit i plotëson nevojat me grurë për 70 deri në 75 për qind, ndërsa pjesa tjetër do të varet nga importi. Mesatarja e rendimenteve për hektar është 4 200 kilogramë. Rendimente të ulëta të grurit janë shënuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Francë. Si pasojë e kësaj, ka pasur edhe ngritje të çmimit të miellit në këto dy vende.(Epoka e re)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)