29 Prill 2024

Buka është shtrenjtuar vetëm në Prishtinë

Prishtinë, 12 gusht - Çmimi i bukës është rritur vetëm në Prishtinë dhe jo edhe në qytetet tjera të vendit, sepse në shumicën e tyre tashmë më buka është duke u shitur me çmim 35-40 centë.

 “Deri më tani buka është shitur 35-40 centë në shumicën e qyteteve të Kosovës, në përjashtim të Prishtinës. Por, edhe në Prishtinë, ngritje të çmimit të bukës ka pasur vetëm në disa furra dhe jo siç është duke u proklamuar”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj.

Ai po ashtu ka folur edhe për rezervat shtetërore, duke thënë se ky projekt është drejt finalizimit.


“Projekti për rezervat shtetërore është pothuajse i finalizuar. Është bërë listimi i produkteve që do të bëjnë pjesë në këto rezerva, është përcaktuar sasia dhe është planifikuar edhe një ndarje buxhetore dhe sipas informacioneve që kemi, sepse siç dihet, këto do të menaxhohen nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, rezervat e para shtetërore planifikohet të krijohen në fund të këtij viti”, tha zëdhënësi Behramaj.

Ndërkaq, lidhur me kërkesën e mullisëve për të hequr TVSH-në për importin e grurit me çmim më të lirë, Behramaj tha se politikat e Ministrisë së Bujqësisë janë të fokusuara në rritjen e prodhimtarisë bujqësore dhe në zëvendësimin e produkteve të importit dhe jo në stimulimin e importit.

Ai ka treguar se kanë liruar nga TVSH-ja shumicën e inputeve bujqësore, kurse për sektorin e drithërave kanë investuar mbi 4.4 milionë euro vetëm në këtë vit.

“Heqja e TVSH-së për importin e grurit në këtë rast, nënkupton stimulim të importit, i cili më së shumti do të shkonte në favor të tregtarëve dhe mullisëve dhe më së paku në favor të fermerëve tanë, të cilët me prodhimtarinë e brendshme në këtë vit mund t’i plotësojnë mbi 75 për qind të nevojave të përgjithshme konsumuese”, ka përfunduar Behramaj
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)