Bujqit grekë protestojnë kundër politikave të qeverisë
Athinë, 20 shkurt - Bujqit grekë janë mbledhur në një tubim të gjerë protestues përpara godinës së Parlamentit të Greqisë ku kanë protestuar kundër politikave të qeverisë greke ndaj bujqve, ndërsa janë edhe janë përleshur me forcat e policisë dhe të sigurisë.
Protesta në fjalë kishte filluar në mëngjesin e ditës së mërkurë në të cilën ishin mbledhur bujqit nga të gjitha rajonet e Greqisë.
Bujqit grekë të mërkurën gjithashtu kanë protestuar edhe përpara Ministrisë së Bujqësisë së Greqisë ku kishin deklaruar se nëse qeveria nuk do ti realizojë kërkesat e tyre, protestat e tyre do ti vazhdojnë në përmasa më të mëdha dhe më të ashpra.
Policia greke për ti shpërndarë protestuesit ka përdorur gazin lotsjellës dhe ujin me presion.