Bujqësia prioritet i zhvillimit ekonomik
Gjate takimit kryetari Gërxhaliu theksoi gatishmërinë e OEK-ut qe te thelloj bashkëpunimin dhe partneritetin me MBPZHR.
Kryetari i OEK-ut u angazhua për mbështetjen e investitorëve vendor dhe ndërkombëtar ne Kosove dhe theksoi nevojën e formimit te një fondi për zhvillimin rural dhe themelimin e bankës agrare.
Gërxhaliu u angazhua për regresim dhe subvencionim te prodhuesve bujqësor për ta arritur baraspeshë ne mes te tregut vendor dhe regjional si dhe për krijimin e lehtësirave fiskale për importin e pajimeve dhe repromaterialeve bujqësore.
Me qellim te zhvillimit te bujqësisë Oda insiston ne implementimin e ligjit mbi tokat bujqësore dhe ngritjen e vetëdijes për shfrytëzimin e kësaj toke për nevoja te bujqësisë.
Gjithashtu kryetari Gërxhaliu u angazhua për ruajtjen e fondit te pyjeve, rritjen e buxhetit te MBPZHR për ndihme prodhuesve bujqësor, ngritjen e mekanizmave funksional për kontrollin e cilësisë dhe sigurisë se ushqimit, per arsimin dhe trajnimin e prodhuesve bujqësor dhe kujdes dhe angazhim me te madhe ne reklamimin dhe marketingun për prodhimet vendore.
Oda është e gatshme dhe kërkon rolin e partnerit ne hartimin e politikave dhe ne nxjerrjen e ligjeve nga lëmi i bujqësisë si dhe organizimit te takimeve te përbashkëta, te seminareve dhe trajnimeve nga fushë veprimtaria e MBPZHR dhe organizimin e panaireve te përbashkëta brenda dhe jashtë Kosovës.
Ministri Stavileci ka felenderuar përfaqësuesit e OEK dhe të Komunitetit të Biznesit për vizitën dhe kontributin që e kanë dhënë dhe po e japin për zhvillimin e bujqësisë konform standardeve ndërkombëtare, duke i mbështetur dhe inkurajuar ata që të vazhdojnë tutje me rritjen e prodhimtarisë bujqësore dhe të vlerave të mirëfillta në këtë fushëveprimtari.
Ai e ka çmuar shumë rolin koordinues të OEK dhe të Komunitetit të Biznesit dhe i ka njoftuar ata se tani Ministria e Bujqësië ka një agjendë të ngjeshur të aktiviteteve vepruese me donatorë të jashtëm që janë duke e mbështetur MBPZHR.
Me këtë rast ministri Stavileci ka përmenduar angazhimin e madh që USAID-it po e bënë në hartimin e Strategjisë për Zhvillimin Rural Bujqësor dhe Stategjinë e MBPZHR për ZHRB (2009-2013).