Bujqësia po kontribuon në rritjen ekonomike në vend
Krahas kësaj, ky projekt ka ndihmuar edhe në forcimin strukturave administrative brenda ministrisë, për hartimin dhe zbatimin e planit kombëtar për zhvillim rural dhe bujqësor në përputhje me parimet dhe standardet e BE-së.
Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, në takimin përmbyllës të projektit të binjakëzimit Përkrahje për Ministrinë e Bujqësisë në zhvillimin e legjislacionit dhe politikave për zbatimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, i cili është mbajtur sot në Prishtinë.
Ministri Stavileci, ka treguar se edhe Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2014-2020 është hartuar në linjë me politikat e përbashkëta bujqësore, i cili sipas tij do të vazhdojë të përkrah sektorin e bujqësisë sipas kërkesave të BE-së dhe specifikave të vendit.
Sot bujqësia është shpallur prioritet kombëtar dhe konsiderohet si shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në të ardhmen. Ne në katër vitet e ardhshme do ta kemi një buxhet çfarë e kanë shtetet e rajonit apo edhe disa shtete anëtare të BE-së për bujqësinë, gjë e cila para tri apo katër vitesh ishte shumë larg realitetit dhe pritjeve."
"Unë mendoj që ky buxhet apo më mirë të themi, kjo rritje e konsiderueshme do të na mundësojë që ne ta zbatojmë sa më mirë planin strategjik për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural 2014-2020, i cili na mundëson që të jemi përfitues edhe të programit IPA 2, tha ministri Stavileci.
Në anën tjetër, Monika Zach nga Ambasada e Austrisë në Kosovë, tha se edhe në të ardhmen do ta mbështesin Kosovën në procesin e integrimit dhe në procesin e zhvillimit ekonomik me të gjitha instrumentet, të cilat i kanë në dorë.
Deri më tani Austria ka qenë aktive në nëntë projekte binjakëzuese në Kosovë. Po ashtu, shteti ynë është ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë. Këto projekte të binjakëizmit kanë ndikuar në zhvillimin bujqësor dhe rural të Kosovës, gjë që edhe në të ardhmen presim që të kemi bashkëpunim në këto fusha, tha ajo.
Ndërkaq, ministri për Mjedis dhe Mbrojtje të Konsumatorëve në Saarland të Gjermanisë, Reinhold Jost, ka thënë se projekti i binjakëzimit ka qenë shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe sipas tij ky projekt ka ndikuar në zhvillimin e sektorit të bujqësisë sipas praktikave më të mira bujqësore.
Ai po ashtu ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar vendin tonë edhe në të ardhmen për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
Ndryshe, partner të këtij binjakëzimi kanë qenë Kosova, Austria, Hungaria dhe Gjermania, ndërsa përkrahëse e këtij projekti ka qenë edhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ekipi i Binjakëzimit të Komisionin Evropian.
Projekti i binjakëzimit ka zgjatur 24 muaj dhe objektiv kryesor i tij ka qenë rritja e kontributit të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në zhvillimin dhe rritjen ekonomike në Kosovë.