23 Dhjetor 2024

Bujqësia e Shqipërisë tërheq vëmendjen e zviceranëve

Tiranë, 1 tetor - Një grup me 20 specialistë të bujqësisë organike nga Zvicra po zhvillojnë një vizitë 6 ditore në Shqipëri për të parë nga afër prodhimet bio të saj, dhe për të studiuar mundësitë e zhvillimit më të madh të kësaj fushe.

Specialistët zhvilluan një tur në një mori fermash dhe njësi të prodhimeve bio në Tiranë, Durrës, Lushnje, Vlorë, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë. Shumë prej tyre erdhën fillimisht me ndrojtje në Shqipëri me informacionin e pakët mbi një vend jo shumë të njohur në Zvicër.

“Besoj se Shqipëria ka potenciale të mëdha dhe të pashfrytëzuara për të zhvilluar bujqësinë organike dhe turizmin - thotë specialisti Eric Meili. - Në sipërfaqe të vogla prodhimet organike dalin me cilësi të shkëlqyer”.

Itinerari i specialistëve nga Zvicra u përgatit nga Shoqata Shqiptare e Marketingut dhe përmbante kryesisht vizita në vreshta, sera, kopshte perimesh dhe ferma kafshësh.

“Gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje - thotë specialisti Peter Kuchler - është se të gjithë këta përpunues e kanë filluar prodhimin e tyre me sasi të vogla, me punishte dhe sipërfaqe të vogla dhe më pak bashkëpunëtorë, dhe kjo do të thotë se ruhet cilësia e produktit.\"

\"Duhen vetëm dy orë fluturim për të ardhur në Shqipëri dhe europianët duhet të mësojnë mbi këto potenciale bujqësore të këtij vendi. Një tjetër cilësi e veçantë e prodhimeve bio shqiptare është se ato edhe shërbehen me shumë kulturë e dëshirë nga prodhuesit e tyre”.

Agjencitë turisitike shqiptare po krijojnë tani edhe një hartë me shtëpitë e agriturizmit, e cila po zmadhohet me shpejtësi.

“Gjëja më mbresëlënëse është që në praktikë bujqësia organike shqiptare është zhvilluar shumë - thotë specialisti Martin Lichtenhalm. - Fermerët kanë fituar shumë njohuri dhe i kan zbatuar në praktikë, por janë krijuar edhe institucionet e para që hapën rruëgn për zhvillimin e bujësisë organike.\"

\"Është ngritur Instituti i Bujqësisë Organike, kemi një trupë certifikimi, që quhet Albinspekt, për certifikimin e fermerëve dhe produkteve organikë, kemi edhe një organizatë tjetër Shoqata Shqiptare e Marketinugt (AAM) që shpërndan shumë informacion në Europë”.

Sipas Institutit të Statistikave, eksportet bujqësore shqiptare po shtohen nga viti në vit drejt vendeve të BE-së, megjithëse Shqipëria i ka kufijtë e hapur për çdo import bujqësor nga vendet fqinje për shkak të marrëveshjeve të tregtisë së lirë.

Prodhimet shqiptare pëlqehen kryesisht prej faktit se janë bio dhe të pamodifikuara genetikisht. Ky origjinalitet, pohojnë ekspertët, ka rritur mjaft vlerat konkurruese të prodhimeve shqiptare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)