23 Dhjetor 2024

Brazil, plan afatgjatë për të marrë në mbrojtje pyjet e Amazonës

Rio de Zhenario, 26 janar - Qeveria e Brazilit ka deklaruar se po planifikon të krijojë një plan afatgjatë për të marrë në mbrojtje pyjet e Amazonës.

Ky projekt konsiston në krijimin e një baze të dhënash, e cila do të krijojë mundësinë e krijimit të një inventari për çdo pemë në pyllin e gjigant të Amazonës.

Ministri i pyjeve të Brazilit tha se një krijimi dhe zbatimi i një censusi për pyjet do të marrë të paktën katër vjet për t’u plotësuar, por do të krijojë një bazë të dhënash të detajuara për të gjitha llojet e pemëve, bimëve dhe biodiversitetin e pyllit më të madh në botë.

Përpjekja e parë për këtë projekt daton 30 vjet më parë. Që nga ajo kohë, pylli i Amazonësh i është nënshtruar dorës së pamëshirshme të njeriut.

Nga ana tjetër, qeveria braziliane premtoi në vitin 2009 se do të reduktonte deri në ndalje prerjen e pyjeve të Amazonës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)