Bora nuk e dëmton bujqësinë
Prishtinë, 16 prill - Profesori në Fakultetin e Bujqësisë, Imer Rusinovci, ka deklaruar se kulturat bujqësore nuk rrezikohet nga të reshurat e borës.
Edhe pse reshurat e borës kanë mbuluar Kosovën, nëse nuk do të ketë ngrica, atëherë nuk ka vend për panik. Kulturat bujqësore, mund të dëmtohen vetëm nëse sot ose ditëve në vazhdim ka ngrica. Nëse nuk do të ketë ngrica, atëherë për kulturat bujqësore nuk ka rrezik që të dëmtohen, ka thënë Rusinovci për Epokën e re.
Sipas tij, pemët mund të dëmtohen sa i përket bartjes së polenit. Disa pemëve, të cilat veç kanë çelë apo janë në këtë fazë, bora mund tua shpërlajë polenin, ka deklaruar ai.