23 Dhjetor 2024

Bio produktet shqiptare konkuruese në tregjet ndërkombëtare

Tiranë, 25 shtator - Qindra prodhues nga të gjitha viset shqiptare kanë marr pjesë në panairin e Agrobiznesit në Tiranë, i dhjeti më radhë, i organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Këshilli Agrobiznesit Shqiptar dhe Bashkia e Tiranës.

Agim  Shahini, kryetar i Alenacës Kosovare të Bizneseve dhe i Dhomës Kombëtare Tregtare, tha se qytetarët duhet që të konsumojnë prodhimet shqiptare me qëllim të nxitjes, rritjes e  zhvillimit ekonomik të të gjitha trevave shqiptare dhe në anën tjetër edhe uljes së papunësisë së madhe.

“Bizneset shqiptare, kanë prodhime të cilësisë së lartë e të cilat janë edhe në tregjet ndërkombëtare dhe ato duhet që të konsumohen nga qytetarët shqiptar edhe më shumë”, tha Shahini. Sipas tij  me konsumimin e prodhimeve shqiptare, do të rritet eksporti i prodhimeve dhe në anën tjetër do të ulej eksporti i parave të gatshme. 

Kryetari i AKB-së, tha se janë mbledhur në Tiranë për të konfirmuar sesa të fuqishme janë prodhimet shqiptare dhe ato po promovohen e joshin jo vetëm tiransit, por gjithë shqiptarët.

“Shqiptarët edhe më shumë se asnjëherë më parë duhet që të konsumojnë prodhimet shqiptare, që të kemi zhvillim edhe më të fuqishëm ekonomik në të gjitha viset ku janë shqiptarët”, tha kryetari i Dhomës Kombëtare Tregtare Agim Shahini.

Ai kërkoi nga shteti shqiptarë, ai i Kosovës dhe institucionet qendrore e lokale që të mbështetsin më shumë prodhuesit shqiptarë dhe të krijojnë klimë më të favorshme për rritjen e tyre.

“Qeverit nuk duhet të frikësohen nga reformat që hapin mundësi të reja për investime, rritjen e prodimtarisë vendëse, punësimit dhe të eksportit. Qeverit e dy shteteve, kanë përgjegjësi të madhe pse nuk ka më shumë investime, kur kemi gjithë këtë potencialë për të zhvilluar sektorin e bujqësisë e prodhimit dhe për të krijuar brendin më të fuqishëm bio produkt vendës”, tha kryetari i Dhomës Kombëtare Tregtare.

Agim Shahini, shtoi se prodhimet shqiptare pos që janë të cilësisë së lartë janë edhe natyrale dhe po konkurrojnë edhe në të gjitha tregjet e rajonit.

Jani Babi, zëvendësministër i Bujqësisë e Zhvillimit Rurual,  tha se ky aktivitet është kthyer tashmë në një traditë. Sipas tij nga viti në vit, nga panairi në panair, por me mesazhe të ndryshme përcillen sukseset dhe një realitet i prekshëm në historinë e bujqësisë shqiptare.

“Agroindustria shqiptare, është pjesë thelbësore e zinxhirit të vlerës së produkteve bujqësore e blegtorale. Po ashtu është është përfaqësues e markës cilësore shqiptare të ushqimit të cilësisë me standarde të larta”, tha zv.ministri i Bujqësisë.

Ai shtoi se përmes mbështetjes, do të vazhdojnë të nxisin prodhimin vendës si dhe do të vazhdoi të mbështesin  ndërmjarrjet përmes subvencionimit. Sipas tij agroindustria do të vazhdojnë në jenë subjekt i projekteve subvencionuese të shtetit.

“Duhet të krijojmë markat shqiptare dhe do ti bëjmë ato që të jenë të pranishme jo vetëm në tryezat e konsumatorëve tanë, por edhe atyre rajonal e ndërkombëtar”, tha zv.ministri Babi.

 Ai shtoi se Qeveria duhet vëmendje ti kushtoj bujqësisë shqiptare.

Enver Ferizaj, president i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, tha se panairi i agrobiznesit është  kthyer  në një traditë që vjeshta të bashkoi të gjithë bizneset shqiptare nga të gjitha viset në Tiranë.

“Ky event synon që të rrisë ndërgjegjësimin e konsumatorëve mbarë shqiptarë për të konsumuar prodhime cilësore që mbajnë vulën “Made in Albania”. Po ashtu prioritet është nxitja e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve nga të gjitha viset shqiptare”, tha presidenti i KASH-it.

Ai shtoi më tej se prodhimet shqiptare janë natyrale dhe konkurrojnë në të gjitha tregjet e rajonit e më gjerë.  Ferizaj tha se ikurajojnë konsumin e prodhimeve shqiptare dhe zgjerimin e tregjeve.

Eno Bozo, nënkryetari Bashkisë së Tiranës, tha se rëndësia  e këtij panairi të prodhimeve gjithë shqiptare ka rëndësi të madhe, pasi që konsumim i tyre duhet të jetë deomosdoshmëri, pasi që edhe cilësia e tyre është e lartë.

“Bashkia e Tiranës, do të vazhdoi  të mbështes  prodhuesit shqiptare dhe eventete e tilla për rritjen e dhe nxitjen e zhvilllimit  e bashkimit ekonomik të bizneseve shqiptare nga të gjitha viset.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)