Bie konsumi i mishit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Washington, 31 mars - Sipas një studim të fundit të OKB-së, amerikanët hanë më shumë mish se kushdo tjetër në botë.
Por dashuria e amerikanëve për hamburger mund të shuhet disi, ndërsa oreksi i pjesës tjetër të botës për produktet e kafshëve shtohet.
Është kohë dreke në restorantin Juice Joint Café në qendër të Washingtonit. Joe Yonan është admirues i supës që shërbehet këtu.
Yonan është vlerësues i çertifikuar për mishin barbikju. Por lidhja e tij me të kohët e fundit ndryshoi nga pasionante, në platonike.
Mishi të kënaq syrin. Është edhe i shijshëm. Vetëm se unë nuk dua ta ha.
Kjo është e rëndësishme pasi Yonan është redaktor që ka fituar disa çmime për shkrimet mbi ushqimin për Washington Post, një nga gazetat më me influencë në vend.
Ai thotë se kohët e fundit u bë vegjetarian pjesërisht për arsye shëndetësore dhe pjesërisht ngaqë i duhej të provonte shumë me punën që bënte.
Shkrimi i tij që shpjegon vendimin, tërhoqi mjaft përgjigje pozitive, thotë ai, dhe jo vetëm nga vegjetarianët.
\"Mora shumë e-maile nga njerëz që thoshin, unë nuk jam vegjetarian, por po mundohem të jem kur gatuaj në shtëpi.
Shumë njerëz po përpiqen sot të jenë vegjetarianë. Shifrat e qeverisë amerikane tregojnë një rënie prej 6 përqind të konsumit të mishit për person nga viti 2006 deri në 2010, e para rënie në dekada.
Është pjesërisht arsye ekonomike: rritja e çmimeve dhe ekonomia e dobët e ka bërë mishin më të shtrenjtë.
Por ka të bëjë gjithashtu me gjeneratat, thotë hulumtuesi për ambjentin Lester Brown në Institutin për Politikat e Tokës.
Të rinjtë sot nuk hanë shumë mish dhe patate si gjeneratat e mëparshme.
Shqetësimet shëndetësore janë një arsye. Shumë studime e lidhin konsumin e mishit të kuq me rreziqe më të larta të goditjeve në zemër dhe kancerit.
Ne kemi filluar të kuptojmë se shumë mish të bën dëm.
Restorantet po i përgjigjen kësaj prirjeje. Kuzhinieri Christopher Roberson në restorantin Nage Bistro në Uashington inkurajon njerëzit të hanë vetëm zarzavate, të paktën një herë në javë.
Njerëzit thonë se nuk i besojnë një kuzhinieri të dobët. Unë iu them mos besoni një të shëndoshë. Ai do tju shëndoshë edhe ju.
Por ndërsa vaktet pa mish po bëhen më të shpeshta në Shtetet e Bashkuara, kërkesa për mish në ekonomitë në zhvillim po rritet së bashku me rritjen e varfërisë, thotë Lester Brown.
Në pjesë të tjera të botës në zhvillim, konsumi i mishit po rritet me shpejtësi. Brazili është një rast i mirë. Edhe në Kinë kemi pare rritje të madhe të konsumit të mishit gjatë dy dekadave të fundit.
Ushqimi për bagëtinë kërkon një sasi të madhe drithërash dhe uji. Kjo përbën rrezik serioz për ambjentin thotë Brown.
Në se e gjithë bota arrin të konsumojë nivelin e drithit që ka Amerika, me siguri që do të na duhen dy planete me madhësinë e këtij që kemi, apo ndoshta tre.
Dhe ndërsa mishi është ende mbreti i zgarës, zarzavatet mund të jenë kryesoret në tavolina në të ardhmen.