23 Dhjetor 2024

Bie importi i grurit nga Serbia

Prishtinë, 17 korrik - Importi i grurit gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ka rënë dukshëm në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës nga një janari i këtij viti e deri më tash në Kosovë janë importuar 16 milionë e 909 mijë kilogram grurë, deri sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin importuar më shumë se 50 milionë kilogram.

Sipas të dhënave të Doganave shihet se pjesa dërmuese e grurit në Kosovë ka ardhur nga Serbia, e Rusia, por në sasi më të vogla edhe nga shtete e rajonit, por edhe më gjerë.

 Sipas të dhënave të Doganës, gjatë muajit janar janë importuar 2,5 milionë kilogramë, e ku pjesa dërmuese prej 2,3 milionë kilogramëve ka ardhur nga Serbia, ndërkaq pjesa tjetër nga Maqedonia e Rusia. Gjatë muajit shkurt janë importuar 1,2 milionë kilogramë.

Prej kësaj shume 1 milionë ka ardhur nga Serbia, ndërkaq në sasi më të vogla nga Maqedonia, Belgjika e Rusia. Gjatë muajit mars, po ashtu sipas të dhënave të Doganave kanë hyrë në Kosovë 904 mijë kilogramë grurë, po ashtu pjesa dërmuese e tij ka ardhur nga Serbia.

Po ashtu, edhe gjatë muajit prill në vendin tonë kanë hyrë 2.4 milionë kilogram grurë, ku prej kësaj shume 2,1 milionë ka ardhur nga Serbia.

Po ashtu, gjatë muajit maj në vendin tonë kanë hyrë 2,1 milionë kilogramë, e ku 1,9 prej tyre ka qenë nga Serbia, gjatë muajit prill 4,4 milionë kilogram e ku 4,3 milionë kilogram ka qenë nga Serbia dhe gjatë pjesës së parë të muajit korrik në vendin tonë kanë hyrë 3,1 milionë kilogram, e ku e gjithë kjo ka qenë nga Serbia.
 

/Zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)